Helmoi vjehrrën me fostoksinë, arrestohet nusja 21-vjeçare dhe vjehrri

22:31 / E martë, 13 Mars 2018

Policia e Tiranës zbardhi një ngjarje të ndodhur më 30 prill të këtij viti.

Në zonën e njohur si “Ish-frutikultura” në Kamzë u gjet e pajetë në banesën e saj 48-vjeçarja me iniciale L.L. Fillimisht u mendua për një vetëvrasje, por nga hetimet e thelluara rezultoi se ajo ishte vrarë. Autore e dyshuar e vrasjes ishte Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës. Në dijeni të ngjarjes kanë qenë edhe Agim Lami, bashkëshorti i viktimës, Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, por ata nuk kanë kallëzuar duke e fshehur ngjarjen.

Në pranga u vunë Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg” e akuzuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”.
U arrestua edhe Agim Lami, 50 vjeç, Hysen Shehu 45 vjeç dhe Arben Saliu , 41 vjeç, të gjithë banues në Tiranë të akuzuar për “moskallëzim krimi”./

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400