Hidhet nga hoteli në Athinë, shqiptarit i gjendet një çantë e mbushur me para

09:02 / E martë, 23 Janar 2018

Një shqiptar mendohet se është hedhur nga kati i pestë i një hoteli në Athinë, njoftojnë mediat greke.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një hotel në qender të Athinës në sheshin Omonia me protagonist nje shqiptar 42­vjecar.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte hyre mbrëme në hotel, por nuk ishte klient, nuk kishte marrë asnjë dhomë. Pavarësisht pyetjes se recepsionit ai mundi të ngjitej në katin e pestë dhe u hodh. Shqiptari,  i cili nuk ishte qiramarrësi i hotelit, arriti në ndërtesën e vendosur në rrugën 7, Marika Kotopouli reth orës 22 në mbrëmje.

Pa thënë asgjë, pavarësisht nga pyetjet e vazhdueshme të stafit të hotelit, 42­vjeçari u ngjit në katin e 5 dhe u hodh. Ai u transportua me ambulance ne spital, nderkohe qe po vijojne e hetimet.

Thuhet se atij iu gjet nje cante e mbushur me para, por pritet ende nje deklarate zyrtare nga policia.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400