Hoti alarmon për bisedime të fshehta me Serbinë, s’tregon asnjë fakt

15:59 / E shtunë, 26 Maj 2018

Shefi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar refuzim popullo ndaj bisedimeve të fshehta që po zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithëkëtë, ai nuk ka prezantuar fakte dhe nuk ka treguar detaje  të këtyre bisedave dhe as kush po i zhvillon ato.

Hoti ka shkruar në facebook se Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që është bërë për paqe në rajon.

“Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme.  Ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor”, ka shkruar Hoti.

“Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që kemi bërë për paqe në rajon”, ka shtuar ai.

Është raportuar se Hashim Thaçi ka zhvilluar disa takime sekrete me udhëheqës të Serbisë. Por, Presidenti i Kosovës i ka mohuar raportimet e tilla.

Pavarësisht kësaj, Avdulla Hoti s’ka përmendur asnjë emër por ka folur vetëm në parim për dialogun.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400