Hoti: E papranueshme ndalesa e Serbisë për sportistët dhe deputetët e Kosovës

13:37 / E mërkure, 09 Maj 2018

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar sot lidhur me ndalimin që i është bërë sportistëve për të marrë pjesë në gara në Serbi si dhe të deputetëve të Kosovës për të marrë në takimin e Komisioneve për Integrim Evropian të vendeve të Ballkanit.

Hoti këto ndalesa i ka quajtur të papranueshme.

Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

“E papranueshme ndalesa e sportistëve kosovarë nga Serbia për të marrë pjesë në gara. E pa pranueshme ndalesa e deputetes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në takimin e Komisioneve për Integrim Evropian të vendeve të Ballkanit.

Bashkimi Evropian duhet të reagojë për këtë. Në ditën e Evropës kur duhet të promovojmë lëvizje të lirë, fqinjësi të mirë dhe vullnet për të zgjidhur çështjet me dialog, Serbia po dëshmon se ka mbetur prapa në politikën e izolimit dhe konfliktit.

Sjellja e tillë e Serbisë dëshmon se dialogu i deritashëm ka qenë i kotë. Na duhet format i ri i dialogut, por me përfaqësues politik që kanë legjitimitet qytetarë dhe kredibilitet. Duhet një dialog që adreson temën bosht të njohjes reciproke.

Koncensusi politik në Kosovë është i domosdoshëm për tu përballur me politikën serbe në këtë dialog. Prandaj, na duhen institucione legjitime që mbrojnë pa asnjë kompromis interesin shtetëror të Kosovës në dialog.

Politikanët që kanë koketuar me elemente kriminale në veri të vendit për të siguruar numrat për qeverinë që tash është jo legjitime, nuk i kanë kredencialet e nevojshme për të mbrojtur interesat e shtetit të Kosovës në këtë proces jetik për të ardhmen e Kosovës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400