Hoti flet për Raportin e Progresit: Qytetarët nuk do të na falin

18:32 / E martë, 17 Prill 2018

 

 

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Komisioni Europian publikoi Raportin e Progresit për Kosovën.

Ish-kandidati për Kryeministër thotë që raporti është i saktë dhe përshkruan në detaje problemet e qeverisjes në Kosovë.

Pasi rreshtoi problemet kryesore që ka nxjerrë në pah problemet në Kosovë, Hoti shkroi që partitë duhet të arrijnë pajtim të përgjithshëm për disa çështje të rëndësishme, ndryshe qytetarët nuk do të na falin.

Më poshtë shkrimi i plotë i Hotit.

Raporti i BE-se per Kosoven, i publikuar sot, pershkruan saktesisht gjendjen ne te cilen jemi. Kundervenia e zyrtareve te larte shteterore ndaj ketij raporti, me gjuhe te ashper ndaj BE-se, nuk na ndihmon aspak.

Ne raport qartesohet se:

(i) Koalicioni qeverises nuk i ka adresuar ceshtjet me rendesi qe jane te lidhura me progresin e Kosoves drejt BE-se dhe nuk ka arritur koncenzus politik per ceshtjet e rendesishme.

(ii) Perpjekja per shfuqizim te Ligjit per dhomat e specializuara ka ngritur shqetesime serioze ne Bruksel per gadishmerine e shtetit te Kosoves per te permbushur obligimet nderkombetare.

(iii) Kercenimet dhe fyerjet ndaj gazetareve kane vazhduar.

(iv) Buxheti ka zhvilluar rregulla fiskale qe e ruajne qendrueshmerine fiskale, por shpenzimet per skema te caktuara ne menyre te pakontrolluar po e rrezikojne kete stabilitet.

(v) Kosova nuk po ben progres ne zbatimin e MSA-se.

Prandaj, vleresoj se duhet urgjent te arrihet koncenzus nacional per reformat qe duhet te ndermerren. Keto verejtje te BE-se duhet te perbejne platformen nacionale te veprimit te te gjitha forcave politike ne vend, duke lene anash rivalitetin politik ditor. Ndryshe, qytetatet nuk do te na falin.

LDK-ja eshte e gatshme t’i prin ndertimit te platformes nacionale te veprimit per integrim ne BE. Tryeza e partive politike, qe e kemi propozuar, mund te sherbeje per:

(i) ndertimin e koncenzusit nacional per temat e rendesishme per te cilat nuk duhet te kete rivalitet politik ne zgjedhjet e parakohshme,

(ii) dakordimin e parimeve qeverisese qe do te respektohen nga kushdo qe neser do te qeverise me vendin,

dhe

(iii) pergatitjet e nevojshme teknike per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme per te nxjerre nje qeveri stabile dhe te pergjegjshme.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400