Hoti ka një paralajmërim për presidentin Thaçi

15:21 / E shtunë, 26 Maj 2018

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti  duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, ka thënë se asnjë marrëveshje e cila cenon Kushtetutën e Kosovës, nuk do të jetë e pranueshme.

 Hoti madje ka thënë se ata që po bëjnë negociata të fshehta dhe pa mandate do të përballen me refuzim popullor, transmeton lajmi.net.

Ky është postimi i Hotit

Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që kemi bërë për paqe në rajon.

Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme.

Ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400