Hoti: Premtimet për temat e mëdha nga kjo Qeveri kanë mbetur vetëm fraza

10:49 / E mërkure, 14 Mars 2018

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti në debatin parlamentar për 100 ditshin e punës së Qeverisë, ka thënë se ky debat është për 180 ditshin e punës së kësaj qeverie.

Ai ka thënë kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime për marrjen me temat e mëdha”, por që ato kanë mbetur vetëm fraza.

“Koalicioni e ka nisur me pritme të mëdha, Formimi i Ushtrisë, kthimi i kufirit me Malin e Zi në Çakorr, liberalizmi i vizave për 90 ditë, zgjidhja e problemit për Trepçë etj, të cilat kanë mbet vetëm fraza”, ka thënë ai.

Hoti ka folur edhe për vendimet për falje të borxheve, mos zbatimin e premtimit për Sindikatën e Arsimit.

Ai ka përmendur edhe nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, që sipas tij do të izolonte Kosovën.

Hoti ka thënë se kjo qeveri nuk di dhe as nuk duhet të udhëheq. Sipas tij, Qveria Haradinaj, nuk mund të udhëheq me proceset integruese.

Ai ka bërë thirrje që pas ratifikimit të demarkacionit të dorëhiqet kjo qeveri.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400