Hoti tregon sa i kushtuan autobusët Qeverisë

15:44 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Ministri i Financave Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar fillimin e qarkullimit të autobusëve në Prishtinë.

Hoti ka thënë se është i lumtur, derisa thotë se Ministria e Financave do të mbështes projekte të tilla në qendra të tjera të Kosovës.

Postimi i plotë:

Përurimi i autobusëve të rinj të Trafikut Urban Jam i lumtur që sot, pas një pune të gjatë, po arrijmë që qytetarëve të Prishtinës t’ju mundësojmë një trafik urban më modern. Marrëveshja për Garanci Shtetërore, e cila është kërkuar nga “Trafiku Urban” dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga Ministria e Financave, garanton kredinë që Trafiku Urban ka marrë për blerjen e 51 autobusëve. Kredia ka vlerë totale prej 10 milionë euro, me maturitet 12 vite, ku 2 vite janë grejs periudhë dhe 10 vite amortizim i kredisë. Interesi vjetor është 1% + Euribor 6-mujor, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme.  Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400