Hoxha Bedri Bytyqi s’i ndalë fjalët kundër Ramush Haradinajt

21:24 / E diell, 17 Qershor 2018

Imami Bytyqi thotë se deklarata e tij për Hilmi Haradinajn ishte emocionale.

Një veprim i hoxhës së fshatit, i preku fort banorët e fshatit Fortesë në komunën e Rahovecit. Të dielën, ata panë se imami i tyre Bedri Bytyçi, shkroi në Facebook, duke kërkuar që Hilmi Haradinaj, të bojkotohet nga hoxhallarët për ceremoninë mortore.

Prandaj, u mblodhën dhe vendosën që ta shkarkojnë atë. Për këtë ata nuk deshën që të flasin para kamerës.

Por, hoxha i fshatit tha se reagimi i tij ishte emocional, dhe kishte të bënte vetëm me Ramush Haradinajn.

“Ishte një lloj metafore kundër Ramushit e jo kundër familjes së tij. Unë sinqerisht së pari i kërkoi falje familjes sime që jam bo sebep që ju kanë dërgu disa selame, disa të shame prej rrjeteve sociale. Pastaj i kërkoi falje fshatit, se fshati nuk ka gjë të keqe me mua e as unë me ta. Shumë mirë kam kalu me ta. Dhe i kërkoi falje familjes së Haradinajt, por jo Haradinajt’, tha ai për Klan Kosovën.

Sipas tij gjithçka lidhet me një deklaratë të Ramush Haradinajt kur në mediat serbe kishte thënë se prejardhja e tij është katolike.

Ani pse hoxha është edhe zyrtar i partisë Fjala reagimi thotë se nuk kishte motive politike.

‘Ishte reagim emocional. Feja na mëson me pas edukatë dhe mirësjellje mirëpo unë disa herë jam ndi i ofenduar prej deklaratave të Ramushit”, theksoi ai.

Bytyqi e fshiu edhe statusin në Facebook e profili i tij u hakua.

Ndërkaq tha se pranoi disa kërcënime.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400