Ilir Meta takon Nexhmije Pagarushën: Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe

12:09 / E hëne, 07 Maj 2018

Nexhmije Pagarusha njihet me epitetet: ikona e muzikës shqiptare, mbretëresha e muzikës shqiptare dhe bilbili i muzikës shqiptare.

Këngëtarja sot ka një ditë të veçantë, kjo ngase me këtë datë ajo mbush plot 85 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Urimet për këngëtaren kanë ardhë si nga artistët ashtu edhe nga politikanët, madje është dekoruar edhe nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Pagarusha gjatë ditës së sotme është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, i cili i uroi asaj ditëlindjen.

“Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada.
Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!”, shkruan Meta në Facebook.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400