Importi nga vendet e CEFTA-s, prin Serbia

16:15 / E premte, 22 Qershor 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2018.

Eksporti i mallrave në muajin maj 2018 kishte vlerën 32.8 milionë Euro, ndërsa importi 310.6 milionë Euro, që është një rënie prej (-2.0%) për eksport dhe një rritje prej 11.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 11.2 milionë Euro, ose rreth 34.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 51.6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Austria (10.2%), Gjermania (4.5%), Sllovenia (3.9%), Britania e Madhe (3.8%), Holanda (3.4%), Bullgaria (3.0%).

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 133.2 milionë Euro, ose 42.9% e importeve të përgjithshme, një rritje prej 13.1%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.7%), Italia (8.4%), Spanja (2.9%), Greqia (2.5%),  Polonia (2.2%) etj.

Në muajin maj 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 17.5 milionë Euro, ose 53.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 5.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (18.5%), Maqedonia (12.2%), Serbia (12.1%), Mali i zi (8.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin maj 2018, arritën në 85.5 milionë Euro, ose 27.5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.6%), Shqipëria (6.5%), Maqedonia (5.0%) dhe B&H (2.9%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 3.9 milionë Euro, ose 12.1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (7.8%) dhe Turqia (2.3%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 91.8 milionë Euro, ose 29.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.4%) dhe Kina (8.9%).

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400