Inaugurohet çerdhja në lagjen Dardania

08:41 / E mërkure, 20 Shtator 2017

Drejtori i misionit të USAID-it, Xhejms Houp dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të inaugurojnë sot çerdhen e fëmijëve në lagjen Dardania.

Çerdhja e sapo  ndërtuar është rezultat i marrëveshjes mes të USAID-it dhe komunës. Ndërtimi i këtij objekti parashkollor do të mbuloj nevojat e lagjes Dardania (me rreth 1200 banorë) duke ofruar ambient të sigurt  dhe të shëndetshëm për më se 120 fëmijë.

Shuma totale e projektit është rreth  350 mijë euro nga të cilat USAID-i ka kontribuar  me 170 mijë euro ndërsa komuna rreth   180 mijë euro.

Komuna po ashtu është përgjegjëse për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe funksionimit, si dhe pagave për 18 punëtorë të rinj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400