Intervistë me Mr.Sci. Latif Hoxha, njëherit president i Shoqatës Kosovare për Psikodiagnostikë dhe Psikoterapi

23:24 / E premte, 12 Janar 2018

 

Me anë të Shoqatës suaj ju zhvilloni trajnime dhe aktivitete. Cili në thelb ishte qëllimi i themelimit të Shoqatës, mbase do të na flisni pak më shumë rreth aktiviteteve dhe stadit progresiv të kësaj shoqate?

Shoqata është themeluar me qëllim të ngritjes profesionale të psikologut klinik, psikoterapeutit dhe profesionisteve tjerë te shendetit mendorë në Kosovë. Në kuadër të kësaj, pra ne zhvillojmë trajnime të ndryshme rreth fushës së psikologjisë.
Çfarë trajnime mbahen?
Trajnimet mbahen kryesisht në Psikodiagnostikë dhe Psikoterapi, fusha të cilat janë praktike dhe të përditshme në punën psikologëve e që zakonisht nuk merren në mjedise akademike gjatë shkollimit të tyre.

Si bëhet përzgjedhja e llojit të testeve dhe inventarëve që ofrohen në trajnime?

Trajnerët e shoqatës ofrojnë teste valide që nuk kontestohen për shkak të mungesës së standardizimit të tyre qoftë kur përdoren në mjedise klinike e qoftë në hulumtime. Gjithashtu testet dhe inventarët që ofrohen janë të tilla që janë aq të dobishme dhe praktike sa që rrijnë vazhdimisht mbi tavolinën e punës së psikologut dhe jo të tilla që nuk përdoren fare apo rrallë dhe vetëm ruhen në sirtarë. Duke e ditur që trajnimet që mbahen nga SHKPP janë kredibile valide dhe të dobishme dhe trajnerët nga shoqata kanë kredencialet që të mbajnë trajnime të tilla në vend, si specialistë dhe me licencë valide.
Kur do të mbahen trajnimet?
• Trajnimet mbahen gjatë vikendeve në vende të ndryshme, ku mund të informohen tek faqja Trajnime ( për ato që janë mbajtur dhe do të mbahen ). Të interesuarit mund të kontaktojnë edhe përfaqësuesit e qytetit të tyre, ose në numrin +386 49 533 446 apo na shkruani [email protected] Gjatë këtij muaji do të zhvillojmë trajnime në Prishtinë(21 janar 2018) dhe në Prizren, (datë 20 janar 2018), por gjithashtu aplikojnë edhe përmes platformës online (http://shkpp.org/apliko-online-per-trajnim/), ku përzgjedhin trajnimin që dëshirojnë të ndjekin dhe vendin ku është më përshtatshëm për ta.

Sa është kuota e anëtarësimit?

Për t’u anëtarësuar në Shoqatën Kosovare për Psikodiagnostikë dhe Psikoterapi kuota e anëtarësimit është 20 Euro.
Çfarë benefite kanë anëtarët e kësaj shoqate dhe cilat shërbime u ofrohen,duke pasur parasysh edhe seksionet e ndryshme qe mund te zgjedhin

Në secilin trajnim nga Shoqata anëtarët kanë 20% zbritje nga shuma e trajnimit. Gjithashtu mund të përfitojnë nga shërbimet që ofrojnë seksionet e mëposhtme të shoqatës apo duke u bërë akterë të dhënies së këtyre shërbimeve:
-Seksioni i etikes profesionale
-Seksioni i edukimit të vazhdueshëm në psikoterapi dhe psikodiagnostikë
-Seksioni për supervizim dhe terapi personale – Seksioni për hulumtime dhe analiza statistikore
-Seksioni i menagjimit të projekteve
Të gjithë anëtarët e trajnuara në fusha të ndryshme do të kyçen në të gjitha projektet që implementon shoqata.
Ku mbahen trajnimet?
Pothuajse në çdo qytet të Kosovës dhe në disa qytete të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Si bëhet përzgjedhja e llojit të psikoterapive që ju ofroni në trajnime?

Shoqata me profesionistët e saj janë kujdesur që psikoterapitë që ofrohen në trajnim të jenë aktuale, efikase dhe të shpejta, që kursejnë kohën dhe paratë e klientëve ndërkohë që rrisin numrin e atyre që krijojnë besimin dhe kërkojnë ndihmë, bazuar në efektivitetin që kanë terapitë.
Si e dini që psikoterapitë, testet dhe inventarët që zgjedh shoqata janë zgjidhja e duhur?

Për dallim nga motoja “Këto janë psikoterapi dhe teste të mira që do ju shërbejnë në të ardhmën!”, motoja jonë është “Këto janë psikoterapi dhe teste që janë praktikuar nga trajnerët tanë në kontekstin tonë, kanë treguar efikasitet, prandaj i ndajmë me ju!”
Pra, përzgjedhja bëhet bazuar në praktikat personale të suksesshme si profesionistë të kontekstit tonë jo nga ato që kurrë nuk janë përdorur tek ne.
Pse duhet të vijmë në trajnimet tuaja nëse teste dhe inventarë të ngjashëm mbahen edhe nga njerëz tjerë?

Para se të vendosni që të shkoni në një trajnim, kudo qoftë jo vetëm tek ne, duhet t’i shtroni vetës këto pyetje:
• Kush i mban trajnimet?
• Cilat jane kredencialet e trajnerëve?
• A janë profesionistë, që vetë punojnë dhe përdorin këto psikoterapi, teste dhe inventarë?
• Cili është suksesi i tyre në përdorimin e tyre?

Për dallim nga të tjerët trajnerët e SHKPP-së kanë këto kredenciale:

• Trajnerët tanë janë specialistë të fushës së Psikodiagnostikës dhe Psikoterapisë!
• Trajnerët tanë janë profesionistë me përvojë!
• Trajnerët tanë janë profesionistë të shquar në mjedise klinike dhe akademike!
• Trajnerët tanë janë anëtarë të shoqatave eminente ndërkombëtare dhe akterë në aktivitete ndërkombëtare në fushën e psikodiagnostikës dhe psikoterapisë!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400