Irfete Spahiu, gjeneralja e parë e FSK-së

11:35 / E diell, 18 Mars 2018

Data 6 mars ia sjell dy kujtime të veçanta oficeres Irfete Spahiu. Nga 6 marsi i këtij viti ajo bart gradën gjeneral, duke u bërë e para vetëm me këtë gradë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ndërsa, 6 marsi i vitit 1996 mbahet mend për betimin e parë si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Thotë se 22 vjetët e shërbimit me përkushtim ia kanë bërë të natyrshme ngjitjen në hierarkinë ushtarake, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Data e 6 marsit ka qenë dita kur unë jam ndier më së miri dhe mbi të gjitha e kam ndier atë dozën e vlerësimit, që më është bërë prej të tjerëve”, tregon Spahiu, që bashkë me gradimin nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të njëjtën ditë është emëruar edhe komandante e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës që gjendet në Ferizaj. Ajo tani është në përfundim të dy doktoraturave, të dyja në fushën e ekonomisë dhe financave.

Sipas saj, jo të zakonshëm, gradimin e saj e ka bërë vetëm fakti që ka qëlluar të jetë femra e parë në FSK, që merr këtë gradë.

“Po ndihem mirë të jem në uniformë, kur je një oficer i karrierës ose një pjesëtar në karrierë, këto janë procese të natyrshme. Ngritja në gradë dhe në karrierë tek unë ka koinciduar, se marr një gradë, që në shikim të opinionit, duket si grada e parë e lartë që e ka arritur një femër në FSK”, tregon Spahiu, duke shtuar se kjo e ka përcjellë që nga fillimi i karrierës ushtarake.

“Por mua kjo më ka përcjellë prej fillimit të karrierës, të jem oficerja e parë ose e vetme në gradën e caktuar”, thotë gjeneralja Spahiu, duke shtuar se e ka pranuar këtë gradë pasi beson se mund ta kryejë me sukses detyrën që i është dhënë.
Bashkë me gradimin thotë të ketë marrë edhe përgjegjësitë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400