Isa Mustafa bën një urim për Amerikën

18:01 / E mërkure, 04 Korrik 2018
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa rrallë po shfaqet në rrjetin social facebook pas kthimit nga Gjermania ku qëndroi disa muaj për shërim. Shumica e paraqitjeve të tij kanë të bëjnë me urime dhe përshëndetje.

Edhe këtë herë, kreu i LDK-së, i cili nuk po shfaqet në publik u është drejtuar SHBA-ve me urime me rastin e 4 korrikut.

Ky është urim i Mustafes:

Qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Vlerat dhe parimet më të larta njerëzore mbi të cilat u themelua dhe u ndërtua demokracia dhe kombi amerikan, u bënë udhërrëfyes për triumfin e lirisë dhe ndërtimin e shteteve tjera demokratike anekënd botës.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Urime 4 Korriku!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400