Ish-deputeti Kujtim Paçaku varroset në Prizren

09:15 / E premte, 18 Maj 2018

Dje pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë Kujtim Paçaku, artist, poet, dhe ish-deputet nga komuniteti rom.

 Në Teatrin e Prizrenit “Bekim Fehmiu” sot nga ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative për nder të tij.

Ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet në orën 13:00 në varrezat e Prizrenit.

Paçaku ishte përfaqësues i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës. Së fundi ai ishte shpallur ambasador i paqes në një konferencë për kulturë dhe paqe në Ballkan.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400