Ish-komandanti i UÇK’së nga Dubrava: Hilmi, gjithmonë qëndrove i fortë, edhe kur u vra Luani e Shkelzeni

17:40 / E diell, 17 Qershor 2018

Ish-Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, nga Burgu i Dubravës, ka shprehur ngushëllimet e tija për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babit të kryeministrit, Ramush Haradinajt, transmeton Gazeta InfoPress.

Selimi përmes një letre për Indeksonline ka thënë se Hilmi Haradinaj gjithmonë ka qëndruar si burrë i fortë që ishte.

“Kur u vra Luani, erdhëm të takuam. Ishe i fortë dhe ashtu mbete. Të ngushëlluam dhe na ngushëllove. Ashtu mbete i fortë edhe gjatë luftës, edhe kur u vra Shkëlzeni, edhe kur u vra Enveri, edhe kur t’i burgosën djemtë, edhe kur të la Shqipdoni.Gjithmonë qëndrove si burrë i fortë që ishte”, ka thënë Selimi për Hilmi Haradinajn.

Gjithashtu ai ka thënë se tash e tutje të gjithë duhet të bëhemi të fortë.

“Tash edhe ne duhet të bëhemi të fortë kur na le ti Baca Hilmi. Do të doja të vija sërish sikur më parë dhe të na prisje në kullë. Por do të vijmë prapë, ndonëse me kurora lulesh për të të thënë lamtumirë o burr i madh i kombit”, ka shtuar Selimi.

“Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I përjetshëm kujtimi për Bacën Hilmi Haradinaj. Dubravë, 17 qershor 2018. Sylejman Selimi”, ka përfunduar Selimi në shkrimin e tij.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400