Islam Pacolli: Ngjarja ishte e inskenuar, nuk kam rrahur asnjë polic

12:20 / E enjte, 14 Qershor 2018

Deputeti nga rradhët e AKR-së, Islam Pacolli, i cili ditë më parë u përfshi në një incident me zyrtarin policor afër ndërtesës së ministrisë së Drejtësisë, ka folur sot në seancën e Kuvendit lidhur me këtë ngjarje.

Sipas Pacollit, e gjitha ajo ngjarje ishte një inskenim dhe se atij i është ndaluar hyrja në objektin qeveritar edhe pse i kishte të gjitha dokumentet e nevojshme, shkruan lajmi.net.

“Ka pasur raportime se gjoja unë kam rrah  një polic, kjo nuk është aspak e vërtetë,  kjo është inskenim, e vërteta është se unë kam dashtë me hy në objektin qeveritar me të gjitha dokumentet, mirëpo ai nuk më ka lejuar. U bëj thirrje mediave që mos të bëjnë propagandë, koha do ta tregojë dhe ligji do të funksionojë. Është mirë që kjo të sqarohet, ata njerëz që janë në institucionet e Kosovës duhet me i respektu ligjet e institucioneve të Kosovës”, u shpreh Pacolli.

Ndryshe, Policia e Kosovës njoftoi dje se deputeti i përfshirë në incident do të ftohet nga prokuroria për të dhënë versionin e tij lidhur me këtë ngjarje.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400