Ismet Beqiri tregon se kur Isa Mustafa do të kthehet në Kosovë

11:53 / E enjte, 22 Mars 2018

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, mbrëmë në emisionin “DPT te Fidan Jupolli”, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit dhe liderit të LDK-së, Isa Musafës

Beqiri është shprehur se gjendja shëndetësore e Mustafës për momentin është stabile. Dhe se ai shumë shpejt pritet që të kthehet në Kosovë dhe t’i vazhdojë aktivitetet politike.

Beqiri thotë se zgjedhjet e brendshme në LDK do të mbahen kur t’i vijë koha.

Kujtojmë se lideri aktual i LDK-së, gjatë muajit janar, ka shkuar për shërim në Gjermani ku po i kryen disa terapi fizikale në një qendër atje. Në vazhdimësi ka raportuar lidhur me gjendjen e zotit Mustafa.  

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400