“Ja burimi i përçarjeve mes PDK-së e AAK-së dhe kush qëndron prapa arrestimit të Haradinajt”

17:51 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Njohësi i zhvillimeve politike, Arbër Gashi, përmes një postimi në facebook ka komentuar akuzat dhe kundër akuzat e bëra nga AAK-ja dhe PDK-ja ndaj njëra tjetrës.

Sipas Gashit, burimi i gjithë këtyre përçarjeve është trajtimi që i është bërë Ramush Haradinajt gjatë kohës së luftës dhe pas saj në ballafaqim me Gjykatës Speciale.

“Burimi i përçarjeve mes AAK-së dhe PDK-së është trajtimi që i është bërë Ramush Haradinajt gjatë kohës së luftës, pas saj dhe sidomos pas përmbushjes së obligimit ligjor për ballafaqim me Gjykatën e Hagës. E gjithë kjo histori e prapaskenave ka një emërues të përbashkët dhe ky është Hashim Thaçi, presidenti i fusnotës, demarkacionit dhe Asociacionit Serbia e madhe”, ka shkruar Gashi, përcjellë “Bota sot”.

Më tej sipas Gashit, tashmë dihet hapur dhe nuk paraqet risi bashkëpunimin i Thaçit me strukturat e Serbisë e Enver Hoxhës kundër shqiptarëve.

“Bashkpunimi i Hashim Thaçit me strukturat e zeza të Serbisë dhe ish-sigurimit të Enferr Hoxhës kundër shqiptarëve, nuk përbën ndonjë risi, përpos te ata ose ato që për privilegje minore ia kanë kthyer shpinën të vërtetës dhe manipulojnë opinionin publik. Ramush Haradinaj nuk është ndaluar rastësisht”, shkruan Gashi.

Sipas Gashit, prapa ndalimit të Haradinajt qëndron një plan i detajuar i Hashim Thaçit e Edi Ramës.

“Pas kësaj ndalese qëndron një plan i detajuar veprimi, i miratuar nga strukturat kriminale të Hashim Thaçit dhe Edvin Ramës. Ramushi, në planet e dorëz së zezë serbe dhe agjenturës shqipfolëse, nuk është më i “rëndësishëm” për rehabilitim se Kadri Veseli, Xhavit (Çavez) Haliti, Hashim Thaçi, Fatos Klosi dhe Fatos Nano”, përfundon Arbëri Gashi.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400