Ja çfarë moti do të ketë sot dhe gjatë javës në Kosovë

08:37 / E hëne, 20 Gusht 2018


Gjatë kësaj jave, meteorologët parashikojnë mot më stabil, kryesisht me diell, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Sipas parashikimeve, ditëve të fundit të muajit gusht, fusha ciklonike dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, mund të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë duke sjell reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

20.08 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen dhe priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

21.08-22.08 – Mot më i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

23.08-24.08 – Mot kryesisht me diell. Të premten pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400