Ja cili është presidenti më i varfër në botë

10:03 / E premte, 17 Gusht 2018

Ish-presidenti i Uruguait, Jose Mujica, i cili për shkak të jetës së tij ishte quajtur presidenti më i varfër në botë, refuzoi të marrë pensionin në bazë të stazhit të tij si senator, gjë e cila entuziazmoi fansat e politikanit modest, shkruan BBC.

Mujica së fundi dha dorëheqjen nga posti i senatorit, të cilin e ka mbajtur që nga viti 2015, qëkur ai përfundoi një mandat pesëvjeçar.

83-vjeçari, një ish-udhëheqës guerile i cili shumë vite ka kaluar në burg, ka deklaruar se tërhiqet për arsye personale dhe shpjegoi se ai nuk dëshiron të mbetet në Senat deri në fund të mandatit në vitin 2020, “për shkak të rrugëtimit të gjatë”.

Ai gjithashtu u kërkoi falje të gjithë kolegëve “të cilët mund t’i kem lënduar gjatë debateve të zjarrta”.

Megjithatë, në vitin 2013 kishte kërkuar falje ndaj ish-presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, pasi e kishte quajtur “shtrigë e vjetër”.

Komentet e tij u regjistruan aksidentalisht në një konferencë ku ai nuk e kuptoi se mikrofoni ishte i aktivizuar.

Në vitin 2016 kishte thënë se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është “budalla si një dhi”.

Mujica u bë i famshëm për refuzimin për të jetuar në pallatin presidencial gjatë mandatit, dhe shumicën e pagave i ndau në formë donacioni. /21Media

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400