
Ja sa para i morën dje deputetët, edhe pse nuk miratuan rezolutën për Haradinajn
21:45 / E mërkure, 11 Janar 2017
Afër 10 mijë euro i kushtoi dje buxhetit të Kosovës seanca e jashtëzakonshme vetëm për mëditjet e deputetëve që morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme.Megjithëse u mblodhën për të nxjerrë një rezolutë të përbashkët pas arrestimit të liderit të AAK-së në bazë të një fletarresti serb, deputetët e koalicionit qeveritar dhe opozitës dështuan në këtë mision. Dështuan ta votojnë, por jo edhe ta përmbushin një mision tjetër- atë të përfitimit nga seancat ku marrin pjesë.
Veç pagës bazë që arrin rreth 1,500 euro, secili nga deputetët pjesëmarrës në seancë do të marrë edhe mëditjen “e jashtëzakonshme”. Një deputet merr 120 euro mëditje për një seancë. E për 83 të tillë, aq sa ishin prezentë në momentin e votimit të rezolutave për Haradinajn, i kushtuan arkës së shtetit 9,960 euro. Kjo është mëditja e parë e deputetëve për vitin 2017, e të tjera i presin pas 16 janarit, atëherë kur kuvendi nisë punën në sesionin e ri. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
Të fundit
-
Ramiz Lladrovci në “Allianz Arena”, tregon kush ia pagoi biletën dhe sa i ka kushtuar
-
Vuçiq për Kosovën: Pranojmë kompromise, por jo poshtërime
-
Ambasada amerikane bën thirrje për punësim gjatë verës në ShBA
-
Konfiskohet pistoletë e pushkë pa leje në shtëpinë e serbit
-
Rrahje në grup në Grabovc, arrestohen të dyshuarit
-
Partitë akoma me borxhe në PZAP, rrezikojnë dënime të reja
-
Kosova kërkon të përmbyllë me Interpolin dhe integrimin në strukturat globale të sigurisë
-
Qumështarët kërkojnë ndihmë nga deputetët
-
Berisha: Lista Serbe ta kuptojë realitetin e ri, të jetë pjesë e transformimit të FSK-së
-
Thaçi për Vecernji List: Kosova e Kroacia kanë bërë luftë mbrojtëse
-
Fjalët prekëse të nënës për të birin që humbi jetën në aksident me motoçikletë (Foto)
-
Londra i kërcënohet keq Beogradit
-
E shkeli kamioni pesë ditë pasi shkoi në SHBA, vdes shqiptari 12 vjeçar
-
Turistët nga Britania mund të paguajnë 7 euro për ta vizituar Evropën
-
Çka do të ndodhë sot në Kosovë
-
Franca e irrituar me veprimet e Serbisë kundër Kosovës
-
Qeveria nuk jep datë për procedimin e projektligjit për FSK-në
-
Policia heton hedhjen e nxënësit nga kati i dytë i shtëpisë së tij
-
Alarmante: Dyfishohen rastet e të prekurve me kancer
-
Turqia dënon me burg edhe 13 gazetarë