BE jep detaje për takimin e së martës mes palës kosovare dhe asaj serbe

14:14 / E diell, 14 Janar 2018

 

Të martën, pas një pushimi të gjatë delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi takohen në Bruksel.

Bisedimet do të udhëhiqen nga Marko Gjuriq dhe Avni Arifi.

Vazhdimin e dialogut të martën, mes Kosovës dhe Serbisë, e ka konfirmuar Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE, për “Novosti”.

Kocijancic ka thënë se krerët e ekipeve teknike negociuese, Marko Gjuriq dhe Avni Arifi e kanë konfirmuan pjesëmarrjen në bisedimet që do të mbahen nga 16 deri në 18 janar në Bruksel.

Është parashikuar që brenda tri ditëve në rendin e ditës të jenë, zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, Liria e Lëvizjes dhe Gjyqësia.

“Bashkimi Evropian pret nga të dy palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar drejt rezultateve”, ka thënë Maja Kocijancic.

Këtë vit dialogu do të jetë në nivel presidencial, por takim mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti të Kosovës, Hashim Thaçit ende nuk është planifikuar.

Kujtojmë, së hera e fundit, që Thaçi dhe Vuçiq u takuan ishte më 31 gusht në zyrën e Përfaqësuesit të Lartë Federica Mogerini./Lajmi.net/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400