
Jep dorëheqje Gjyqtari që dyshohet se u korruptua nga grupi i Azem Sylës
14:26 / E mërkure, 11 Janar 2017
Udhëheqësi i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Faik Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë si dhe ajo e gjyqtarit. Këtë veprim thotë se e ka bërë për shkaqe shëndetësore. Hoxha ka udhëhequr këtë departament prej vitit 2013. Më herët ai ka qenë prokuror në Prokurorinë Komunale të Prishtinës. Hoxha përmendet në dosjen e Azem Sylës, si njëri prej zyrtarëve që ishin korruptuar nga grupi i tij për të mos i hetuar ata. Përmendet një ryshfet prej 20 mijë eurosh në dosjen e prokurorit të EULEX-it, Danillo Ceccarelli. Grupi i dyshuar i Azem Sylës, dyshohet se kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovarë të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në polici, dhe në Prokurori. Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe përgjimeve telefonike, Hoxha e kishte mbyllur këtë rast duke mos e hetuar Nuhi Ukën, në këmbim të një ryshfeti prej 20 mijë eurosh. Dyshimi ndaj gjyqtarit Faik Hoxha janë nxjerrë nga përgjimi i 29 janarit 2010 i bisedës mes Shpresim Ukës dhe Fahredin Gashit, ku përmendet rasti ‘Vujoviq’. Sipas prokurorit, në këtë bisedë Shpresim Uka e ka bërë të qartë se prokurori i rastit, Faik Hoxha, ka kërkuar një ryshfet prej 20 mijë eurosh. Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga ky post – dy vjet parë se të dalë në pension të rregullt. Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë Hoxha për Insajderin. “Arsyeja e dorëheqjes janë shkaqet shëndetësore…”, ka thënë ai, duke shtuar se pretendimet e prokurorit nuk i ka marrë seriozisht ngaqë sipas tij nuk ka pasur lidhje me atë punë. Ndërkohë, që dorëheqja e Faik Hoxhës është konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë. “Ju njoftojmë se gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda z. Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga pozita e gjyqtarit për shkaqe shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore dhënë për Insajderin. Grupi i dyshuar i Azem Sylës kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në Prokurori dhe në Polici. Në përgjimin që përmendet ryshfeti prej 20 mijë eurosh, bazohet dyshimi i Prokurorisë. Shpresim Uka: Jo, po, po është ai prokuror. Ai njeri ka kërkuar 20 mijë. Fahredin Gashi: Aha. Shpresim Uka: Do të më tregojë kur përfundimisht, tash të shoh se çfarë më thotë ai./Insajderi.com Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Komenti i presidentit për iniciativat e fundit të LDK-së dhe PDK-së
-
Ky është 24 vjeçari që vdiq sot pas aksidentit me motoçikletë
-
Rriten tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë – çka po ndodhë në Ballkan?
-
Pal Lekaj hedh akuza të rënda mbi ish-ministrin Lutfi Zharku
-
Kush merr pjesë sot në tryezën e LDK-së?
-
Vdes në QKUK, motoçiklisti që u aksidentua dje në Fushë Kosovë (Foto)
-
Raporti i “Freedom House” për Shqipërinë
-
Deputeti Rugova: Në UÇK, 70 për qind e luftëtarëve ishin nga LDK-ja
-
Platforma për dialog ta ketë brenda parimin e reciprocitetit me Serbinë
-
Gold AG publikon bisedën e fundit me Artin
-
Hoxhaj: Asociacioni dhe ulësja në OKB vijnë në të njejtën kohë
-
Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë
-
BE në luftë? Alarm derisa merret vendim për tërheqjen e miliardave nga Evropa Lindore dhe Qëndrore
-
Kërkohet rritja e kontrollit mbi FSK-në dhe Policinë e Kosovës
-
Skenës politike në Kosovë i shtohet një parti e re
-
Sot varroset aktori Art Kurti
-
Ndotja e ajrit, zbulohet shifra alarmante e vdekjeve nga ky faktor në Shqipëri
-
Zyrtarëve kroatë që i ndalohet hyrja në Serbi…
-
Nxehtë si në verë!
-
Kosova po përballet me mungesë të ujit