Juncker paralajmëron luftëra në Ballkan: Rrezikojmë ta shohim atë që pamë në të ’90-at

13:37 / E martë, 17 Prill 2018

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar sot se, nëse vendet e Ballkanit humbin shpresat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, luftërat mund të shpërthejnë në këtë rajon.

“Nuk do të dëshiroja të shoh sërish luftra në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Juncker në Parlamentin Evropian.

“Nëse shtetet e këtij rajoni kompleks, unë e quaj tragjik, humbin rrugën e perspektivës evropian, do të kemi sërish përvoja të njëjta me të të ’90-ve”, ka thënë tutje Juncker.

Junkcer ka folur edhe më herët për mundësinë e luftërave në Ballkan.

Ndërkohë, në muajin maj në Bullgari do të mbahet samitit i përbashkët i BE-së me vendet e Ballkanit, edhe pse deri më tani asnjë shtet i Ballkanik nuk është afër anëtarësimit në BE

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400