A ka ndikuar Tirana dhe Prishtina që partitë shqiptare në Maqedoni të bëhen bashkë?

14:19 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

InfoPress / Besiana Nuhiu

Liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë pas disfatës që pësuan duke humbur gati 10 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë janë bashkuar.

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim, përmes një komunikate për media, ka bërë prezantimin e vendimit të Platformës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare.

Pas shume bisedimeve edhe me kryeministrin shqiptar Edi Ramën, por edhe Kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi ata morën vendim dhe më në fund dolën me një platëform të përbashkët:

“Ne, perfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni: “Bashkimi Demokratik për Integrim”, “Koalicioni Rilindje me Besë”, “Aleanca për Shqiptarët” dhe “Partia Demokratike Shqiptare”; Duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016;

Në frymën e Marrëveshjes të Ohrit, të demokracisë konsensuale dhe nevojës për të përmbushur detyrimet normative që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese;

Duke riafirmuar përcaktimet programore dhe strategjike të përbashkëta të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë; Të angazhuar për prosperitetin dhe stabilitetin afat-gjatë të Maqedonisë;

Të udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për paqe, stabilitet, siguri, bashkëjetesë ndëretnike, në frymën e barazisë dhe dinjitetit, sipas konventave europiane dhe ndërkombëtare, harmoni fetare dhe bashkëpunim në vend dhe rajon;

Të përcaktuar, pa asnjë alternativë tjetër, për integrim në NATO dhe në Bashkimin Europian;

Biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike”, thuhet në komunikat.

Pas shpalljes së platformës Edi Rama dhe Hashim Thai deklaruan se ky është një hap historik.

Por a ka ndikuar Tirana dhe Prishtina në platformën e përbashkët për shqiptarët e Maqedonisë?

Një prej analistëve politikë në Maqedoni, Ramadan Ramadani gjatë një interviste të dhënë kishte theksuar se këtë platëform e sheh si një arritje të madhe unifikimin e faktorit politik shqiptar, pas së cilës rrodhi dhe një platformë e përbashkët e tyre, e cila do të diktojë zhvillime të mëtejshme politike, ku kryesore mbetet formimi i qeverisë.

I pyetur se pse liderët politik shqiptarë gjithmonë vuajnë nga kompleksi i bashkimit me vetiniciativë të tyre, dhe gjithmonë duhet të ketë ndërmjetësues? Ai ishte përgjigjur se pas shumë përçarjeve të mëdha është normale që të ketë ndërmjetësues mandej meritat nuk i shkojnë një një ndërmjetësuesi të thejsht, por shtetit shqiptar dhe kryeministrit të saj Edi Rama që mundësoi këtë bashkërendim.

Ndërsa, analisti politik Haki Abazi u shpreh se kjo platëformë e përbashkët e partive politike shqiptare në Maqedoni vjen si pasojë e sjelljeve të ulta dhe antievropiane të VMRO-DPNME.

Abazi gjithashtu mendon se Edi Rama ka ndikuar pozitivisht te liderët shqiptarë, të cilët në fund u bashkuan drejtë realizimit të vizioneve dhe qëllimeve të përbashkëta.

“Ka qenë pjekuria e liderëve partiak në Maqedoni dhe sjellja antievroiane dhe antiamerikane dhe veprimet e ulta të Vmro-dpmne që ka sjellur deri te një klimë marrëveshje. Sigurisht që kryeministri Rama ka ndikuar pozitivisht. Dhe kjo është gjë e mirë në realizimin e vizionit euroatlantik të rajonit”, u shpreh Abazi për InfoPress.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400