Kadaj-Bujupi: Nuk besoj që ndonjë deputet i thotë jo rezolutës për ndërprerjen e dialogut

18:14 / E enjte, 12 Korrik 2018

Deputetët e AAK-së kanë inicuar një rezolutë për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për këtë ka folur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka thënë se nuk beson që asnjë deputet do t’i thotë jo kësaj projekt-rezolute.

“Është e ditur dhe e njohur tashmë që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për liberalizimin e vizave dhe grupi jonë parlamentar kërkon që të mos vazhdohet dialogu deri në liberalizim”.

Kadaj-Bujupi në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që është padrejtësi mohimi i lëvizjes së lirë në BE ashtu siç kanë të drejtë të gjitha vendet e tjera të rajonit.

“Qeveria dhe Kuvendi kanë kryer punën e vet tash duhet të ketë vullent politik të BE-së që vizat të bëhen sa më parë”.

“Kjo çështje shkon përtej subjekteve politike dhe kërkojmë që të kemi përkrahjen e deputetëve dhe nuk besoj që ka të tillë që do t’i thotë jo kësaj përpjekje”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400