Kapen 500 kg të tjera drogë në Vlorë

18:37 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Plot 500 kilogramë të tjera kanabis janë sekuestruar mesditën e sotme nga policia e Vlorës.

Kështu, rreth orës 13:30, Delta Force pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës”, kanë konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike, me peshë rreth 500 kilogramë.

Droga është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues Delta Force, ku dhe do kryhet peshimi i saj.

Sekuestrimi i kësaj sasie kanabisi vjen në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar me policinë italiane, ku mëngjesin e së martës u sekuestrua një skaf me rreth  1.9 ton kanabis dhe u arrestuan dy skafistë në bord.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400