Kapet drogë në Ferizaj, katër të arrestuar

10:25 / E enjte, 12 Janar 2017

 

Janë arrestuar katër të dyshuar në Ferizaj, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin, janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen e narkotikut, kurse të njëri prej tyre është gjetur edhe një armë zjarri, me një karikator me pesë fishekë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400