Këshilltari i kryeministrit, Matoshi: Nëse nesër s’votohet demarkacioni, atëherë këto mund të jenë pasojat!

18:15 / E enjte, 22 Shkurt 2018

 

Këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi u ka bërë thirrje partive parlamentare që nesër t’i thonë ‘PO’ votimit për demarkacionin.

Në theks të veçantë, ai ka përmendur Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën ka bërë thirrje publike që të manifestojnë moral politik.

Sipas Matoshit, nëse kjo nuk ndodhë atëherë nesër të gjithë mund të pendohen e dikush edhe të koritet.

Statusi i plotë:

Forcat patriotike-kushtetuese të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës, e sidomos LDK si parti institucionaliste, duhet t’i braktisin kalkulimet politike dhe ta votojnë ligjin për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në paket, marrëveshjen si akt ndërkombëtar së bashku mexrapirtin e Komisionit dhe anejs-marrëveshjen: Deklaratën e dy presidentëve. Vetëm kështu fitojnë të gjithë, pa humbur territorin dhe ftyrën!?

Dhe për ta mbrri liberalizimin që është kërkesë qytetare!

Nesër të gjithë mund të pendohen e dikush edhe të koritet!?

E ftoj publikisht lidershipin e LDK-së që të manifestojë moral të lartë politik dhe patriotizëm konstitucional dhe t’i votojë në pako tre materiet!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400