Kështu duken nga afër automjetet ushtarake që ushtrisë së Kosovës i erdhën nga Amerika

22:50 / E diell, 09 Dhjetor 2018

 

Në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës nënshkroi një kontratë për blerjen e 51 automjeteve të blinduara ushtarake ‘Humvee’.

Ceremonia ishte zhvilluar në ambientet e kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në të morën pjesë zyrtarë të lartë vendës dhe të Ambasadës amerikane.

Një pjesë e këtyre automjeteve ushtarake amerikane tashmë kanë mbërritur në Kosovë.

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara.

Gazeta Express ka siguruar pamje që shfaqin këto automjete të rreshtuara në ambientet e FSK’së, por edhe duke u shkarkuar nga kamionët transportues.

Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është paraparë të mbahet më 14 dhjetor.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400