Kështu u fal Fitër Bajrami në Prishtinë

07:51 / E premte, 15 Qershor 2018

Qinda qytetarë të besimit myslimanë kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Ceremonia ka filluar në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit ishte edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 05:34 minuta të cilit i ka prirë Resul ef. Rexhepi sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili ka dhënë mesazh për këtë festë.

“Ne falemi jo nga pamundësia por nga kultura e Ramazanit, ne i mbajmë lidhjet me të tjerët jo për ndonjë interes material por për nga kultura e Ramazanit“, tha Tërnava.

Ai i bëri thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve që të marrin shkas festat tona fetare dhe kombëtare për t’u angazhuar për interesin shoqëror të vendit.

“Duke lutur Zotin që ta bëjë këtë festë gëzim për ju dhe familjet e juaja, ju thërras të gjithëve, popull dhe institucione, që të marrin shkas festat tona fetare dhe kombëtare për t’u angazhuar për interesin shoqëror të vendit, për të mirën e përbashkët, duke shfrytëzuar momente sikur këto, bashkimi drejt qëllimeve fisnike bëhet më i lehtë dhe më i fort. Kështu mund të marshojmë drejt qëllimeve tona shoqërore dhe shtetërore. Zotin na e pastë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona, edhe një herë urime festa e Fitër Bajramit“, tha Tërnava.

Në këtë manifestim u dha mesazhi që të gjithë besimtarët të jenë të mirë e të mëshirshëm edhe në muajt tjerë siç ishin në muajin e ramazanit, duke u distancuar nga rrugët e liga.

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400