Këta janë deputetët që injoruan tubimin e Albin Kurtit

17:39 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Albin Kurti, kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpalosur platformën e tij për udhëheqjen e Vetëvendosjes në vitet e ardhshme.

Por të pranishëm për ta dëgjuar atë nuk ishin të gjithë deputetët e Vetëvendosjes.

Nga 32 deputetë sa janë në Parlament, vetëm 16 prej tyre kanë qenë të pranishëm në prezantimin e platformës së Kurtit.

Aty ishin vetëm Glauk Konjufca, Fatmire Kollqaku, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveqla, Fitore Pacolli, Arbërie Nagafci, Sali Zyba, Ali Lajçi, Adem Mikullovci, Liburn Aliu, Besa Baftiu, Valon Ramadani, Arber Rexha, Saranda Bogujevci, Sami Kurteshi dhe Smajl Kurteshi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400