Këto janë rregullat e liberalizimit të vizave që kosovarët s’bën t’i shkelin

23:13 / E hëne, 21 Maj 2018

 

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha duke folur për liberalizimin e vizave, ka thënë se deri në fund të vitit kosovarët mund të lëvizin pa viza.

Ajo ka thënë se beson se kosovarët do ta respektojnë lirinë e lëvizjes.

“Qytetarët tanë nuk duhet ta keqkuptojnë këtë, sepse liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune, mundësi studimi apo jete në BE”, ka thënë ajo.

Ministrja ka thënë se do të ketë edhe kampanjë vetëdijësuese, por ajo që duhet të dihet është se me liberalizim të vizave qytetarët kanë të drejtë të qëndrojnë në zonën Schengen 90 ditë brenda 6 muajsh.

“Pra brenda 6 muajve 90 ditë. Kam marrë pyetje se a mund të qëndrojnë njerëzit 90 ditë në Gjermani, 90 të tjera në Suedi, etj. Jo. Është fjala për 90 ditë brenda gjashtë muajve për zonën Schengen”, ka thënë ajo.

Në rast se keqpërdoret, Hoxha ka thënë se mund të suspendohet vendimi për viza.

“Unë nuk besoj që kjo do të ndodhë, sepse qytetarët tanë janë të përgjegjshëm. 96 për qind e atyre që kanë shkuar ilegalisht janë kthyer vullnetarisht”, ka thënë ajo

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400