KGJK të premten shqyrton kërkesën për dorëheqje të gjyqtarit Hoxha

15:57 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës të premten do të shqyrtoj  kërkesën për dorëheqje të  udhëheqësit të  Departamentit të Krimeve të Rënda dhe gjyqtarit të  Gjykatës Themelore në Prishtinë, Faik Hoxha.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi i ka thënë IndeksOnline se është pranuar kërkesa e gjyqtarit Faik Hoxha për dorëheqje nga pozita e tij dhe se kjo kërkesë sipas tij, është futur në rend ditë të mbledhjes së këshillit dhe do të shqyrtohet të premten.

Ndërkohë,  gjyqtari Faik Hoxha ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e tij. Sipas tij, arsyeja e kësaj dorëheqje është gjendja e rëndë shëndetësore.

Por, gjyqtari Hoxha, është pjesë e dosjes së  Azem Sylës, si njëri prej zyrtarëve që ishin korruptuar nga grupi i tij për të mos i hetuar ata, për një ryshfet prej 20 mijë eurosh në dosjen e prokurorit të EULEX-it, Danillo Ceccarelli.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400