Kjo është avokatja që do ta mbrojë Haradinajn në Francë (Foto)

20:10 / E hëne, 09 Janar 2017

 

Ramush Haradinajn, nuk ka të drejtë ta mbrojë avokati i tij, Arianit Koci, në seancën gjyqësore që pritet të mbahet ditën e enjte në Francë, përkatësisht në qytetin Mulhouse për shkak të rregullave në këtë shtet.

Por, këtë pritet ta bëjë një avokate franceze.

Arianit Koci, në intervistën dhënë RTV Dukagjinit, bëri me dije se avokatja Rachel Lindon do ta mbrojë Haradinajn, deri sa në seancë pritet të jetë edhe vet ai, por në cilësinë e asistentit të saj.

“Ligji në Francë nuk lejon që një avokat i huaj ta mbroj një person që gjykohet në këtë vend. Prandaj, Rachel Lindon do të jetë avokatja që do ta mbroj zotëri Haradinajn në seancën e së enjtes. Deri sa unë do të jem aty për ta asistuar atë. Ajo është një avokate parisiene, dhe e profesionalizuar në çështjen e ekstradimeve”, ka thënë Koci.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400