Kjo është gjendja e gjinekologut që u plagos dje nga dhëndri i tij

13:21 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Gjendja e gjinekologut që u plagos dje nga dhëndri i tij, sot është shumë më mirë. Mirëpo, së shpejti ai do t’i nënshtrohet edhe një operimi të tretë.

Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express zyrtarë të Spitalit Amerikan, ku mjeku Premtim Gojani është duke u trajtuar.

“Gjendja shëndetësore e doktorit sot është stabile. Ai është rikuperuar dukshëm pas dy intervenimeve mjekësore që dje i ka pasur, njëri në kokë dhe tjetri në brinjë. Ai sot është shumë më mirë”, thanë për Expressin zyrtare të Spitalit Amerikan.

Gojani, në mëngjesin e ditës së djeshme në Prishtinë, u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij Faton Fetiu.

Nga Spitali thanë se mjeku Gojani do të qëndrojë disa ditë në trajtim mjekësor, ku pritet t’i nënshtrohet edhe një intervenimi tjetër mjekësor.

Ndërsa, Express mëson se bëhet fjalë për një plumb tjetër që është gjetur në trupin e mjekut Premtim Gojani, në zonën në mes të brinjëve dhe pankreasit. Për këtë arsye, Gojani do t’i nënshtrohet një operimi të tretë.

Menjëherë pas ngjarjes, dje mjeku u dërgua në sallën e operimit në këtë spital. Fetiu, dyshohet se e gjuajti Premtim Gojanin me tre plumba, derisa ky i fundit po dilte nga dera e shtëpisë së tij.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400