Kjo kompani shtetërore po ia sheh sherrin shtetit, është afër falimentimit

08:34 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Kompania publike “Trainkos” ka hyrë në binarë të falimentimit. Keqmenaxhimi dhe futja e një operatori privat në sektorin e hekurudhave rrezikon t’i lërë qindra punëtorë të kësaj kompanie në rrugë

Trenat e kompanisë publike “Trainkos” mund të ndalen së qarkulluari së shpejti e qindra punëtorë mund të mbesin në rrugë. Kjo si pasojë e operimit me humbje të kompanisë publike në njërën anë, rritjes së punësimeve dhe pagave në anën tjetër, si dhe futjes së një kompanie private në sektorin e hekurudhave.

Kompania “Trainkos”, e cila udhëhiqet nga Gelor Shala, për të cilin mediet më herët kishin raportuar se ka lidhje me familjarë të deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, viteve të fundit po ballafaqohet me rënie të transportit hekurudhor të mallrave, si dhe po kritikohet se njëkohësisht ka rritur pagat, si dhe numrin e të punësuarve në kompani.

Pavarësisht vështirësive të kompanisë publike nga rënia e sasisë së transportit dhe rritjes së shpenzimeve, në vitin 2014 është licencuar edhe një operator privat për transportin hekurudhor të mallrave, kompania “Railtrans”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400