Koci mbërrin në Gjykatë, pret lirimin e Haradinajt (Foto)

10:27 / E enjte, 12 Janar 2017

 

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci do të jetë prezent në seancën e sotme gjyqësore e cila do të mbahet në Colmar të Francës. Koci tashmë ndodhët në gjykatë gati një orë para fillimit të mbajtjes se seancës. Bashkë me avokatin është parë edhe konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana.

Koci në vazhdimësi është shprehur optimist se Haradinaj do të lirohet dhe se gjasat për ekstradim në Serbi janë zero.

Haradinaj po mbahet në paraburgim tash e një javë për shkak të një flet arresti serb. Gjykata sot do të vendos për kërkesën e AAK-së për lirim me kusht dhe kërkesën e Serbisë për ekstradim në Serbi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400