Kompanitë e ndërtimit i demolojnë rrugët në Mati 1, komuna në “gjumë” (Foto)

11:26 / E premte, 22 Qershor 2018

Nga ndërtimet e shumta, lagja Mati 1 e Prishtinës është kthyer në një xhungël.

Kompanitë ndërtimore që po ndërtojnë në atë pjesë të Prishtinës nuk po pyesin për asnjë ligj apo rregullore të Komunës. Asfalti është dëmtuar dukshëm në shumë pjesë të asaj zone ku po ndërtohet, shkruan lajmi.net.

Autoritet komunale nuk po marrin asnjë masë ndëshkuese ndajë kompanive.

“Këto gropa janë bërë nga kompania e ndërtimit që është duke ndërtuar në rrugën “Skënder Ceku”. Ka pothuaj dy muaj që është shkatërruar rruga dhe rrjedhin ujërat dhe kompania nuk e ka marre përsipër rregullimin e saj. Duhet te ndërmerren masa sa me shpejt ndaj kësaj kompanie”, thuhet në kërkesën e qytetarëve adresuar Komunës së Prishtinës në platformën online ‘ndreqe’. Me kërkesë janë përcjell edhe disa fotografi të gjendjes ekzistuese.

 

 

3590-1-full

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400