Komuna e Prishtinës prezanton sot autobusët e rinj

07:47 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Sot në hapësirat e ndërmarrjes “Trafiku Urban”, do të bëhet prezantimi i autobusëve të rinj, të cilët janë faktorë të rëndësishëm në projektin e reformimit të trafikut urban në kryeqytet. 

Në këtë prezantim do të marrin pjesë Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës; znj. Lin O’Grady, zëvendësdrejtoreshë në Departamenti për Infrastrukturë Komunale dhe Mjedisore në BERZh; Ivo Šilhavý, Ambasador i Republikës së Çekisë në Kosovë; znj. Elena Petrovska, Drejtoreshë për Kosovë në BERZh; si dhe Antoine Garnier, anëtar i Bordit dhe Drejtor Industrial në IVECO Bus.

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën me kompaninë IVECO për furnizim me 51 autobusë të rinj. ‘Iveco Czech Republic, a.s.’ e cila është shpallur fitues nga Komuna e Prishtinës për furnizim me autobusë të rinj për “Trafikun Urban”.

Për ta realizuar këtë iniciativë, Komuna  Prishtinës në emër të “Trafikut urban” ka kërkuar hua nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej mbi 10 milion euro. Ndërkaq, marrëveshjen për garanci shtetërore, e cila garanton kredinë është nënshkruar edhe nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe është miratuar nga Kuvendi.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400