Konfirmohet rasti i parë me ethe hemorragjike në Kosovë

16:04 / E mërkure, 16 Maj 2018

Është paraqitur rasti i parë për këtë vit me ethet hemorragjike ‘Krime Kongo’ në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për RTK-në infektologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK-së), Salih Ahmeti, i cili tha se pacienti i diagnostikuar është nga Gjilani dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

 Kjo është hera e parë që ethet hemorragjike në Kosovë lajmërohen në një zonë larg komunës së Malishevës.

Në Kosovë që nga viti 2013 nuk ka pasur vdekje si pasojë e etheve hemorragjike.

Profesori Ahmeti këto informacione i dha gjatë një ligjërate të organizuar për stafin e QKUK-së dhe studentë të mjekësisë, ku i pranishëm ishte një nga profesorët më të njohur për kërkime shkencore në fushën e infektologjisë, Mike Bray nga Uashingtoni.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400