Konjufca nuk mendon si Kurti për Baton Haxhiun

21:03 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka folur për gjuhën dhe akuzat e bëra nga lideri i partisë, Albin Kurti, ndaj gazetarit dhe drejtorit të televizionit “Klan Kosova” Baton Haxhiun, të cilin e ka cilësuar si njeri të Stanishiqit, ish-drejtuesin e inteligjencës serbe.
Kurti, kishte akuzuar rëndë gazetarin Baton Haxhiu duke thënë se ka lidhje me “Mendësinë e Stanishqit”.

“Është një drejtor i një televizioni i cili i thirr disa udhëheqës të Vetëvendosjes në kontekstin përmbajtjesor dhe ja u krehin bishtin. I merr më të mirë, më pastaj mëton që t’i influencoj. Bëhet fjalë për një person që ka histori me Stanishiqin”, kishte thënë Kurti.

“Bëhet fjalë për një person që është pikëpresje e shumë gjerave në Kosovë. Është person që është pikë presje e politikës dhe biznesit në vend”, kishte shtuar ai.

Por Konjufca në Rubikon të KTV-së tha se nuk “mendon se Haxhiu” është një njeri i lidhur me Stanishiqit, porse ka një histori të lidhur me të në atë kohë. Kësisoj Konjufca e cilësoi deklaratën e Kurtin si një lidhje të tij në atë kohë.

Konjufca e cilësoi deklaratën e Kurtin si një lidhje e asaj çfarë ka ndodhur së fundmi me praninë e zyrtarëve të VV-së në emisionet e Haxhiut.

Akuza e Kurtit ndaj Haxhiut kishte ngjallur reagime nga gazetari i cili shkroi disa shkrime për raportet e tij me Kurtin.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400