Kontestohet zgjedhja e kryetares së Kushtetueses

08:30 / E premte, 25 Maj 2018

Arta Ramës është duke iu kontestuar zgjedhja si kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Ish-gjyqtarë e gjyqtarë në këtë institucion i kanë thënë gazetës se ajo ka siguruar mandatin e dytë në shpërputhje me Kushtetutën e Rregulloren e Punës së gjykatës, meqë ka qenë e vetmja kandidate në garë, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë treguar se Rregulli i 10-të i Rregullores, në bazë të së cilit është zgjedhur Rama, përmban kërkesa identike sikur paragrafi 5 i nenit të 85-të të Kushtetutës, që i referohet zgjedhjes së presidentit të shtetit.

Në rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president, Kushtetuesja në një aktgjykim kishte bërë të qartë se procedura vetëm me një kandidat përbënte shkelje. Për këtë, por edhe për faktin se ishte konsideruar të mos kishte pasur kuorum në atë proces, zgjedhja e Pacollit ishte shpallur jokushtetuese.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400