Rexhep Hoti

Koordinatori Nacional uron rininë: Ju e bëni të ardhmen e sigurt

19:06 / E diell, 12 Gusht 2018

Sot Shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë që u aprovua me rezolutë të posaçme më 1999 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Të pakta janë ato shtete në botë që do të mund ta krahasoheshin me energjinë dhe përgjegjësinë që ka marrë mbi vete gjithmonë rinia e Kosovës. Përkushtimi i rinisë sonë, ideali i saj e mbajti të gjallë e të ndritshme të ardhmen e vendit tonë. Ajo ia dhuroi të gjitha atdheut. Jo rrallë e pa ngurrim edhe jetën.

Falë investimit të rinisë, sot, Republika e Kosovës, e gëzon lirinë dhe pavarësinë. Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Republika e Kosovës, veçmas rinia e saj, ka më shumë arsye për të kremtuar. Ajo e meriton urimin me zemër plot! Është ajo që bartë në duar gjithmonë flamujt e kohës për ta bërë të ardhmen tonë të sigurt, të shëndetshme e të bukur.

Republika e Kosovës e ka modelin prej rinisë së saj se si do ta vazhdojë rrugëtimin e investimit dhe të shtetformimit për qytetarët e vet, për t’i krijuar hapësirë në radhë të parë rolit të rinisë për energjinë e saj drejt të ardhmes. Investimi në rini është gjithmonë garantim për të sotmen dhe të nesërmen e atdheut.

Rexhep Hoti
Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400