Kosova aplikon për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë

19:41 / E premte, 22 Qershor 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për fillimin e procedurave për aplikimin e Kosovës për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ministri Hasani ka thënë pas kësaj se anëtarësimi si anëtarë vëzhgues është një hap në rrugën tonë për anëtarësimin e plotë në të ardhmen.

“Sot mora mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për fillimin e procedurave për aplikimin e Kosovës për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë. Anëtarësimi si anëtarë vëzhgues është një hap në rrugën tonë për anëtarësimin e plotë në të ardhmen. Anëtarësimi në OBT i jep mundësi vendit tonë që t’i zgjerojë mundësitë tregtare, qasje më të lehtë tregtare në vendet anëtare, që tregtia të zhvillohet më sigurt, që të zgjidhen mosmarrëveshjet tregtare mes vendeve anëtare.”, ka shkruar ministri Hasani në një postim në Facebook.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400