Kosova, arsyeja e vetme pse Gjuriq e Rakiq shkuan në Moskë

10:22 / E enjte, 14 Shtator 2017

 

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot kanë shkuar në Moskë.

Ata, kanë thënë se në Moskë atje takohen me një delegacion të lartë të partisë në pushtet, Rusia Unike dhe mes të tjerash do të bisedojnë edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Lista Serbe i është falënderuese mbështetjes që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, ka thënë Rakiq para takimit të sotëm , theksohet në një njoftim të kësaj Liste

Rakiq shtuar se kolegëve rusë do t’ua përcjell falënderimet e serbëve të Kosovës për “gjithçka ka bërë Rusia dhe partia e presidentit Vladimir Putin deri më tani në skenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës”.

 

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400