Kosova dhe Sllovenia flasin për bashkëpunim në fushën e inovacionit

13:29 / E mërkure, 14 Mars 2018


Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimin të Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e inovacionit si dhe për shkëmbimin e përvojave të rëndësishme për Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Beqaj, në emër të Qeverisë së Kosovës, e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të Sllovenisë dhe Kosovës, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia si vend mik i ka dhënë Kosovës.

Ai u shpreh i interesuar për mbështetje në fushën e shkëmbimit të përvojave sllovene në sektorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe marrjen e ekspertizës shumë të nevojshme nga Sllovenia si shtet anëtarë i BE-së.

“Bashkëpunimi me Slloveninë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe marrja e ekspertizës sllovene në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomik dhe transformimin e saj në ekonominë digjitale, është shumë i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se Sllovenia ka shumë ekspertizë në fushën e TIK, dhe se ka marrë zotimin nga ambasadori slloven për mbështetje të pakursyer për transformimin e ekonomisë tonë në ekonomi digjitale.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400