Kosova e Japonia do të vazhdojnë bashkëpunimin

16:07 / E enjte, 14 Qershor 2018

Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim një delegacion të JICA japoneze, të kryesuar nga drejtori për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka, ku u diskutua për zhvillimet në sektorin ekonomik dhe të financave publike në vend

Me këtë rast, Ministria Hamza i shprehi mirëseardhje z. Miyazaki për vizitën e tij në Kosovë, dhe e falënderoi përzemërsisht për bashkëpunimin, dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën në sferën ekonomike, shoqërore dhe politike, dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjate takimit Ministri Hamza, e falënderoi z. Miyazaki për mbështetjen që shteti japonez i ka dhënë Kosovës deri më tani përmes projekteve të ndryshme, si dhe e njoftoi delegacionin japonez edhe me nevojat për investime, prioritetet në sektorët e ekonomisë, dhe veçanërisht në projektet që ofrojnë zhvillim të qëndrueshëm, e të cilat kanë analizë përkatëse dhe studim fizibiliteti, si dhe janë kompatibile me prioritetet qeveritare.

Ndërsa, drejtori i JICA për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka, duke njoftuar ministrin Hamza për qëllimin e vizitës, përmendi vizitën e paradokohshme të kryeministrit japonez në Ballkan dhe në këtë kontekst idenë e tij për Iniciativën Japoneze për Ballkanin, si formë të bashkëpunimit me shtetet ballkanike, dhe në këtë kontekst edhe me Kosovën.

Ai gjithashtu falënderoi Ministrin për pritjen, dhe e përgëzoi për të arriturat e deritashme dhe stabilitetin makrofiskal të Kosovës, dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në mes dy vendeve në projektet me interes reciprok.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400